12:08 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

Dzeko shkon me Bentley për t’u ndarë me Romën, por skuadra e Kumbullës merret vesh me topsulmuesin e Series A

Edin Dzeko ka arritur në Trigoria në mëngjesin e sotëm për t’u përshëndetur me bashkëlojtarët. Sulmuesi boshnjak ka arritur me Bentleyn e tij luksoz për të zbrazur dollapin e tij te skuadra romake.

Menjëherë pas përshëndetjes me bashkëlojtarët, Dzeko ka marrë rrugën për në Torino ku do t’u nënshtrohet testeve te Juventusi. Rreth 15 milionë euro do të kushtrojë transferi i boshnjakut te Juventusi.

Por, Roma ka bërë qare dhe ka gjetur pasuesin e Dzekos. Arkadiusz Miliku është rrugës për në kryeqytetin e Italisë ku do të prezantohet si lojtar i ri i romakëve.

Miliku, ka aterruar nga Zicra në orën 09:30 dhe gjatë ditës do t’u nënshtrohet testeve mjekësore./Indeksonline/