Dzeko shpëton Romën ndaj Frosinones në “frymën e fundit”
Një gol i Edin Dzekos në minutën e pestë shtesë, i dha Romës 3 pikët në derbin e vogël të kryeqytetit italian, përballë skuadrës së Frosinones, ndaj të cilës verdhekuqtë triumfuan me rezultatin 2-3.
What a way to win it! ?
— AS Roma English (@ASRomaEN) February 23, 2019
#ASRoma #FrosinoneRoma pic.twitter.com/gMOGOSwMWS
Sfida nisi mjaft mirë për Frosinonen, që shfrytëzoi maksimalisht një gabim të mesfushorëve të Romës, për të shënuar golin e avantazhit me anë të Ciano në minutën e pestë, pas një gjuajtjeje ku edhe portieri Olsen nuk bëri sa duhet për ta ndalur.
Por Roma reagoi mjaft mirë dhe arriti të përmbysë gjithçka brenda dy minutave, pasi barazoi fillimisht në minutën e 30 me anë të sulmuesit boshnjak Edin Dzeko dhe më pas shënoi golin e avantazhit me anë të mesfushorit Lorenzo Pellegrini.
Gjithsesi verdhekuqtë “ngrinë” në minutën e 80’, kur sulmuesi në pronësi të Interit, Andrea Pinamonti shënoi për herë të dytë në portën e Olsen dhe riktheu baraspeshën në rezultat.
Megjithatë Roma nuk mund të pajtohej me këtë rezultat dhe arriti të shënojë në sekondat e fundit të ndeshjes, sërish me anë të Dzekos, që devijoi në rrjetë një top të ardhur nga krahu i sulmit. Me këtë fitore, Roma shkëputet nga Atalanta ndjekëse dhe ruan hapin e Milanit në garën për një vend në zonën Champions.