75 Mall Live Search
10:54 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

E afërmja e balerinës që humbi jetën nën rrënoja flet për paragjykuesit: Zoti është ai që cakton fatet tona

Evi Kardashian është gjetur pajetë në gërmadhat e hotelit “Mira Mare” në Durrës.

Vajza punonte si balerinë në një lokal tallavaje, vetëm pak metra larg hotelit, në rrënojat e të cilit ajo u gjet e vdekur.

Nuk janë të paktë ata që e gjykonin për punën që bënte, por sipas të afërmes e cila ka shkruar për joq, Evi jetonte e vetme në Tiranë dhe këtë punë e bënte për të ndihmuar të ëmën, të cilën e ka të sëmurë. Me sa duket, as me punë nuk e ndihmoi dot, pasi jeta iu ndërpre në mes.

Vajza shkruan:

Përshëndetje të gjithë shqiptarëve! Dhimbaja është e krejt Shqiptarisë! Zoti është ai që cakton fatet tona i lutemi Zotit që të bëj mrekullirat e jo trazira! Dua t’ju informoj mbi vajzën me emrin “Evi Kardashian”! Vajza quhet Eviola Broshka nga Elbasani e vetme në Tiranë pasi ka vetem te ëmën e cila është e semure! Evi punonte per te kuruar te ëmen por nuk ja doli dot ! Punen e saj te gjithe e paragjykojnë por shpirtin askush nuk ja gjykon dot. Me dhimbje per gjithe Shqiptaret ti lutemi zotit qe jetet e humbura te prehen te qeta ne parajs ! Durim per te gjithe Shqiptarine!”