75 Mall Live Search
12:15 / E Premte, 28 Mars 2025 / S Z

E akuzoi për manipulim të votave të diasporës, Alban Zogaj padit Dejona Mihalin

Ish-nënkryetari i Prishtinës Alban Zogaj ka dorëzuar sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës padinë për shpifje ndaj aktivistës së VV-së  Dejona Mihalit. Zogaj ka thënë se Mihali ka bërë shpifje të pabaza ndaj tij, duke e akuzuar për manipulim të votave të diasporës.

Sot kam dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës padinë për shpifje ndaj Dejona Mihalit, aktiviste e VV-së, pas akuzave të rënda dhe të pabaza që ajo ka bërë kundër meje, ndër tjera.

“Ajo më ka akuzuar padrejtësisht për manipulim të votave të diasporës, një shpifje e pastër që synon të dëmtojë integritetin tim dhe besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor. Unë besoj në ndershmërinë e procesit demokratik dhe nuk do të lejoj që askush të përhapë shpifje për qëllime politike. Prandaj, përmes kësaj padie, po mbroj jo vetëm dinjitetin tim, por edhe parimin se zgjedhjet duhet të jenë të pastra dhe të drejta, të mbrojtura nga çdo tentativë për manipulim apo diskreditim përmes shpifjeve. Drejtësia duhet të thotë fjalën e saj dhe e vërteta duhet të mbizotërojë mbi shpifjet”, ka thënë Zogaj!