75 Mall Live Search
12:45 / E Diele, 17 Korrik 2022 / MSH

E akuzuan për ndërhyrje në gjoks, reagimi i modeles shqiptare është epik

Kristina Baki është padyshim një ndër modelet më të pëlqyera.

Së fundmi, modelja ka qenë mjaft e përfolur për shkak të shtatzënisë së saj.

Pak javë më parë, modelja shqiptare solli në jetë dhe vogëlushen që e pagëzoi me emrin e veçantë, Siera.

Kristinës i janë dashur pak kohë për t’ju rikthyer formave perfekte dhe këtë e ka treguar përmes postimeve në rrjete sociale.

Së fundmi, ajo është përballur me akuza se ka bërë ndërhyrje në gjoks. Por Kristina ka reaguar menjëherë duke i hedhur poshtë këto spekulime.

“Ma bëri goca edhe mua. Kodra mbas bregut. Po më vinka keq se qenke edhe nënë vetë, po mesa duket i paske dhënë formulë ti. Gjithsesi qëndro në linjë dhe flasim pas një viti kur të mbyll gjidhënien. Të përshëndes”, ka shkruar Kristina në Instagram.