15:44 / E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonline

E akuzuan se menaxhon “Instagram”-in e Ijes, Besi zbulon të vërtetën (Foto)

Ka arritur në plot 100 mijë ndjekës në rrjetin social “Instagram”, edhe pse nuk ka shumë kohë që e ka hapur. Bëhet fjalë për Ijen e Besit e cila konsiderohet edhe si gjyshja më e njohur në Shqipëri.

 

Ndërkohë Ija shpeshherë lë edhe komente epike në fotografitë e personazheve të famshëm. Por pak ditë më parë, një koment në foton e Ijes, bëri të dyshohej se “Instagram”-in e saj e menaxhon Besi pasi aktori shkruante “Hajde ri non t’pres nona”, nga profili i tij.

 

Me anë të një screenshot-i, aktori i humorit ka zbuluar sot një mesazh me Ijen, ku tregohet se në fakt “Instagram”-in ajo e menaxhon vetë. Në mesazhin e publikuar nga Besi, gjyshja pyet atë nëse e ka shkruar mirë fjalinë që do vendosë në përshkrimin e fotos.

“Kur Ija kërkon konfirmim a e ka shkruajtur siç duhet hahaha lot”, shkruan Besi.