75 Mall Live Search
09:59 / E Shtunë, 13 Korrik 2024 / Gj. Sh

E ardhmja e Amrabat te Manchester United, vendoset javën e ardhshme

Manchester United do të marrë një vendim për të ardhmen e Sofyan Amrabat javën e ardhshme.

Amrabat kaloi sezonin e kaluar në huazim te United dhe ofroi mbështetje të mirë për mesfushën e parë të Erik ten Hag.

Ai bëri 30 paraqitje në të gjitha garat dhe luajti 90 minuta në finalen e FA Cup, pasi United mundi Manchester Cityn në Wembley, dhe Fabrizio Romano raporton se klubi ende nuk ka marrë një vendim për nënshkrimin e tij të përhershëm.

Sipas raportit të Romanos, United ruan opsionin për të nënshkruar Amrabat si pjesë e marrëveshjes së tyre të huazimit.

Lojtari i Marokut e dëshiron këtë lëvizje dhe po pret që të dyja palët të arrijnë një marrëveshje. Mbetet për t’u parë nëse kjo mund të bëhet, shkruan Goal.com.

Kontrata e Amrabat me Fiorentinën skadon në vitin 2025 dhe klubi italian mund të jetë i vendosur të bie dakord për një marrëveshje këtë verë dhe të marrë një tarifë për 27-vjeçarin.