E ardhmja e Contes në Tottenham vendoset sonte

Një vendim për të ardhmen e Antonio Contes në Tottenham do të merret sonte mbrëma.
Përflitet se do të jetë e vështirë për Conte të vazhdojë si trajner i Tottenhamit, pas shpërthimit të tij pas barazimit 3-3 të së shtunës në Southampton.
Burime të SkySports pranë Conte insistojnë se ai nuk foli të shtunën sepse dëshiron që Tottenham ta shkarkojë atë.
Kontrata e italianit përfundon në fund të këtij sezoni, por ekziston mundësia që ai të largohet nga klubi shumë më shpejt.
Tottenham nuk luan më për dy javë dhe kjo i ka dhënë kryetarit Daniel Levy një periudhë të shkurtër kohe për të vendosur nëse ai duhet të ndërmarrë ndonjë veprim ndaj trajnerit.