E ardhmja e De Jong ende në pikëpyetje

Mesfushori holandez Frenkie de Jong ende nuk ka vendosur se ku do të vazhdoj karrierën e tij.
Përkundër ofertave të shumta e ardhmja e tij vazhdon të jetë një pikëpyetje.
Sipas trajnerit të Barcës, gjithçka është e mundur të ndodhë deri në përfundimin e merkatos me 31 gusht, transmeton IndeksOnline
“Nuk e di çfarë do të ndodhë me Frenkie de Jong. Deri më 31 gusht çdo gjë mund të ndodhë. Ai e dinë çfarë mendoj dhe çfarë klubi do e ka nevojë. Sigurisht unë llogaris në të, ai është lojtar i mrekullueshëm”, tha Xavi.
De Jong së fundmi është i lidhur për një transferim drejt Premier Ligës, te Chelsea dhe Bundesligës, te Bayern Munich./IndeksOnline/