75 Mall Live Search
20:30 / E Hënë, 28 Korrik 2025 / Burim

E ardhmja e Edon Zhegrovës, Fabrizio Romano jep detajet e fundit

Edon Zhegrova duket se i ka ditët e numëruara të Lille.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka raportuar sot se sulmuesi kosovar mund të largohet nga klubi francez në javët e ardhshme.

Sipas tij, për yllin e Kosovës kanë shprehur interesim disa klube, raporton IndeksOnline.

Napoli ishte ndër klubet e para që bëri lëvizje konkrete për Zhegrovën qysh në maj, por negociatat u ndalën për shkak të çmimit të lartë të kërkuar nga Lille.

Megjithatë, tani në garë për shërbimet e tij janë futur edhe klube të tjera evropiane.

Klubi francez këto ditë ka nisur stërvitjet parasezonale, duke e lënë jashtë Zhegrovën, çka mund të jetë një sinjal i qartë se largimi i tij është çështje kohe. /IndeksOnline/