75 Mall Live Search
13:31 / E Shtunë, 09 Korrik 2022 / MSH

E ardhmja e Fabian Ruiz pezull, Napoli kërkon jo më pak se 20 milionë euro

E ardhmja e Fabian Ruiz vazhdon të mbetet një enigmë.

Për momentin, mesfushori i Napolit ka hequr dorë nga rinovimi i kontratës pa parë ofertat nga skuadrat e tjera.

Siç raportohet nga “Il Mattino”, në orët në vijim De Laurentiis do t’i përsërisë lojtarit se ata që duan të largohen duhet të sjellin një ofertë të përshtatshme për nevojat e klubit.

Lojtari vlerësohet rreth 20 milionë euro, përndryshe nuk do të ketë largim të tij nga Napoli. Në këtë mënyrë të gjithë skuadrat që kërkojnë shërbimet e lojtarit napolitan duhet të derdhin në arkat e klubit italian shumën e kërkuar.