E ardhmja e Firminhos te Liverpuli e pasigurt

Roberto Firminho nuk e ka të sigurt qëndrimin te skuadra e Liverpulit.
Braziliani sezonin e fundit e ka humbur vendin e titullarit në ekip pas ardhjes së Diego Jota e Lusi Diz.
Sulmuesi 30 vjeçar ka edhe një vit kontratë me skuadrën e Liverpulit, dhe klubi anglez e dëshiron që ta mbaj ende në ekip.
Mediet angleze raportojnë se këto ditë pritet të nisin bisedimet në lidhje me rinovimin, ndërsa Firminho kërkon të aktivizohet për të qenë në formë për Botërorin Katar 2022, transmeton Indeksonline.
Pas largimit të Sadio Mane dhe me ardhjen e Darwin Nunez, braziliani nuk e ka të sigurt vendin e titullarit te Liverpul.
Për shërbimet e Firmonhos ka shfaqur interesim edhe skuadra e Juventusit, të cilët janë të gatshëm ti ofrojnë 20 milionë funte skuadrës së Liverpulit.
Skuadra angleze dhe trajneri Jurgen Kloop nuk e dëshirojnë largimin e brazilianit, por ata num mund ti garantojn minuta në fushën e lojës.
Liverpuli rrezikon ta humb futbollistin brazilian me parametra zero, prandaj mund të detyrohen ta shesin te Juventusi, që janë të gatshëm të përfshijnë edhe mesfushorin Rabiot në këtë operacion./Indeksonline/