E ardhmja e Galtier te PSG-ja në dyshim, ky pritet të jetë pasardhësi i tij

PSG-ja mbrëm është eliminuar nga Kupa e Francës, ku u mposht nga Marseille me rezultat 2-1.
Kjo humbje nuk iu ka pëlqyer drejtuesve të klubit, të cilët janë në dyshim për të ardhmen e trajnerit Christophe Galtier, transmeton IndeksOnline.
Sipas mediave të huaja, edhe pse pronarët e PSG-së ishin bindur nga drejtori Luis Campos për emërimin e Galtier në postin e trajnerit, ata ëndërrojnë të sjellin në stol, Zinedine Zidanen.
Ndeshjet e radhës do të jenë vendimtare për të ardhmen e trajnerit aktual, Christophe Galtier./IndeksOnline/