75 Mall Live Search
13:30 / E Enjte, 23 Korrik 2020 / C E

E ardhmja e Ibrahimoviqit, flet drejtori i Milanit

Stefano Pioli është konfirmuar trajner i Milanit edhe për dy sezonet e ardhshme.

Bashkë me të pritet që të vazhdojë me rosonerët edhe drejtori sportiv, Paolo Maldini pasi ka dështuar Ragnicku.

Por në dyshim është e ardhmja e Zllatan Ibrahimoviqit që ka kaluar një gjysmësezon mjaft të mirë.

Për këtë ka folur edhe CEO i rosonerëve, Ivan Gazdisi.

“Zlatani është i mrekullueshëm. Ai është një nga më të mirët në botë. Nëse ai mund të qëndrojë vitin e ardhshëm? Ne duhet të flasim për të”, ka thënë Gazdisi.

Ragnicku nuk e ka dashur prezencën e Ibrahimoviqit në Milan, por tani gjërat kanë ndryshuar dhe ai mund të mbetet në San Siro. /IndeksOnline/