75 Mall Live Search
16:39 / E Shtunë, 11 Maj 2024 / G T

E ardhmja e Luka Modric, agjenti flet për Marca-n: Do e shohim javën tjetër

Futbollisti i Kombëtares së Kroacisë, Luka Modric është në dyshim mbi të ardhmen e tij – pasi kontrata i skadon në fund të këtij sezoni.

Flitet se tashmë Modric ka vendosur të largohet nga Real Madridi, shkruan Indeksonline

Agjenti i futbollistit kroat foli shkurt për gazetën spanjolle “Marca” dhe tha: Javën tjetër, gjërat do të jenë të qarta për ne”.

Flitet se 38-vjeçari ka gjasa të rikthehet në Kroaci aty ku filloi karrierën – te Dinamo Zagrebi. Në anën tjetër ka oferta edhe nga Arabia Saudite dhe MLS në Amerikë./Indeksonline/