75 Mall Live Search
10:41 / E Diele, 18 Shkurt 2024 / Gj. Sh

E ardhmja e Mbappes në Premierligën angleze

E ardhmja e Kylian Mbappe do të jetë larg Francës e Paris Saint-Germain, por së fundmi raportohet se me shumë mundësi sulmuesin nuk do e shohim te Real Madrid.

Mediet spanjolle bëjnë me dije se Mbappe është shumë pranë kalimit në Premier League te skuadra e Manchester City.

Persona të afërt me sulmuesin francez janë parë në qendrën stërvitore të Manchester City-t, ku kanë ndjekur nga afër një seancë të trajnerit Pep Guardiola, për të studiuar terrenin përpara se Mbappe të marrë një vendim për të ardhmen tij.