75 Mall Live Search
09:37 / E Diele, 07 Dhjetor 2025 / L A

E ardhmja e Nagelsmann, ja çfarë pritet të ndodhë me trajnerin e Gjermanisë

Raportohet se trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka ndërmend të qëndroj në rolin e tij.

Kontrata e Nagelsmannit si trajner i kombëtares nuk skadon deri në vitin 2028, dhe plani është që ai të përmbush marrëveshjen e tij para se të kthehet te futbolli i klubeve.

Kjo do të thotë se ish-trajneri i Bayernit, Leipzigut dhe Hoffenheimit nuk po konsideron rikthimin te një klub tani, me fokusin e tij të plotë tek vera e ardhshme.

Megjithatë, në kontratën e 38-vjeçarit me kombëtaren gjermane ekziston një klauzolë për ndërprerje nëse kombëtarja dështon të kualifikohet nga faza e grupeve për herë të tretë radhazi.

Që nga marrja e detyrës, Nagelsmann e ka çuar Gjermaninë deri në çerekfinalet e Europianit 2024 si dhe finalet e Ligës së Kombeve. Gjatë kësaj kohe, 38-vjeçari ka fituar 17 ndeshje