18:58 / E Martë, 13 Gusht 2019 / indeksADMonline

E ardhmja e Pogbas është ende e pasigurt

Tregu i transferimeve në Angli është mbyllur qe disa ditë, por e ardhmja e Paul Pogba në Manchester United mbetet e pasigurt.

Sipas raportimeve nga Mirror, lojtari akoma mund të largohet nga Djajtë e Kuq këtë verë, me klubin anglez që caktoi një çmim prej 150 milionë eurosh.

Francezi është një nga qëllimet kryesore të Zinedine Zidane për të forcuar Real Madridin e tij.

Në ndërkohë, interesi i Juventusit për ish-lojtarin e tyre është ftohur disi pas raporteve se Sami Khedira është vendosur të qëndrojë në Allianz Stadium./Indeksonline/.