75 Mall Live Search
17:56 / E Premte, 02 Janar 2026 / L A

E ardhmja e Ramadanit te Lecce, presidenti Corvino qartëson situatën e futbollistit shqiptar

Ylber Ramadani do të vazhdojë karrierën e tij në Serie A te skuadra e Lecces.

Drejtori Teknik i klubit verdhekuq, Pantaleo Corvino ka bërë një përmbledhje të situatës kontraktuale të lojtarëve të skuadrës së tij, duke përmendur edhe Ramadanin që është në sezonin e tij të tretë me Leccen në kampionatin italian të futbollit.

Mesfushori kuqezi është mes futbollistëve, që kanë një kontratë deri në qershor të 2026 me Corvinon që theksoi se do të ketë rinovim të saj

‘Për të gjitha kontratat e lojtarëve që janë drejt skadencës, është një opsion që do ta ushtrojmë në momentin që do të mbyllen dhe ky është rasti i Ramadanit, Gallos dhe Bandas-u shpreh Corvino në konferencën për shtyp.

Kjo do të thotë që Ramadani do të qëndrojë te Lecce të paktën edhe për një sezon tjetër deri në vitin 2027, por drejtuesit e Lecces kanë ndërmend që të takohen me futbollistin për një rinovim më afatgjatë, sigurisht me miratimin e trajnerit, Eusebio Di Francesco.

Ky i fundit beson shumë te kontributi i tij dhe konsideron mesfushorin kuqezi një element të rëndësishëm në fushën e lojës.