75 Mall Live Search
11:02 / E Premte, 12 Mars 2021 / Blerim

E ardhmja e Ronaldos, temë diskutimi/ Mendes: Asnjëherë s’i kam prishur kontaktet me PSG-në

Cristiano Ronaldo është tejet i zhgënjyer nga humbja e Juventusit në UEFA Champions League ndaj Portos.

Ylli portugez ka filluar të mendoj për klubin e ri, pasi në fund të sezonit ka shumë gjasa që largohet nga ‘Zebrat’, shkruan IndeksOnline.

Siç mëson gazeta ‘Le Parisien’ – agjenti i Ronalods, Mendes asnjëherë s’i ka prishur kontaktet me pronarin e PSG-së, Al-Khelaifi.

“Kurrë s’i kam prishur kontaktet. Unë vazhdoj të flas me të”, ka thënë Mendes.

Për Ronaldon po spekulohet edhe një kthim i mundshëm në ‘Old Trafford’ te Manchester United. Por në mediat spanjolle flitet edhe për rikthimin në ‘Santiago Bernabeu” te Real Madridi./IndeksOnline/