75 Mall Live Search
16:38 / E Hënë, 23 Shtator 2019 / indeksADMonline

E ardhmja e Zhegrovës te Baseli në pikëpyetje, ja kur pritet të largohet

Edhe pse pritej që në edicionin e ri Edon Zhegrova do të kishte më shumë hapësirë te Baseli, minutazha e tij e lojës ka qenë mjaft e kufizuar.

Vetëm 64 minuta ka luajtur sivjet në kampionatin zviceran.

Në ndeshjen  e fundit kundër Young Boysit, Zhegrova nuk ishte as në bankë rezervë.

Me situatën aktuale futbollisti kosovar nuk është aspak i kënaqur.

Sipas burimeve të Indeksonline, Zhegrova do të qëndroj te Baseli deri në verën e ardhshme dhe pastaj do të kërkoj klub të ri.

20 vjeçari, zyrtarisht është futbollist i Genkut por i huazuar te Baseli për 1 vit e gjysmë.

Ekipi zviceran në qershor ka të drejt ta blejë kartonin e mesfushorit të Kosovës. /Indeksonline/