E ardhmja te Barça në dyshim, për 26-vjeçarin po përgatitet një megaofertë nga Arabia

Pas tentativës së dështuar me Robert Lewandowskin, Liga Saudite i rikthen sytë te Barça. Sipas “El Mundo Deportivos”, qeveria saudite tani do të përpiqet të bindë Franck Kessie-n me një ofertë të parezistueshme.
Vendi arab nuk po u kushton vëmendje shpenzimeve në momentin e bërjes së ofertave shumë tërheqëse në nivel ekonomik dhe pasi konfirmoi firmat me emra të tillë Benzema, Koulibaly e Kante (afër mbylljes së marrëveshjeve janë edhe Ziyech e Edouard Mendy), tani synon të sigurojë edhe shërbimet e Franck Kessie-t (26 vjeçar) që ka kontratë me Barçën deri në qershor 2026.
Për momentin, lojtari nga Bregu i Fildishtë nuk e ka marrë propozimin, por do ta marrë në ditët në vijim. Kessie ka prioritet qëndrimin te Barça, por nëse klubi i komunikon se nuk ka rëndësi për të, pavarësisht se kanë mbetur edhe tri vite në kontratë, ai do të vlerësojë ofertat.
Nëse nuk mund të qëndrojë në Barça, synimi i tij do të jetë Premier League ose Bundesliga, megjithatë ai nuk mund t’ia mbyllë dyert një ofertë “faraonike” nga rabia Saudite.