75 Mall Live Search
17:25 / E Enjte, 24 Janar 2019 / indeksADMonline

“E arta e kombit”, Toni Kuka një selfie pas finales së çmendur të Majlindës

Majlinda Kelmendi e ka nisur në mënyrën më të mirë vitin 2019. Kampionia jonë Olimpike fitoi medaljen e artë në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

Kelmendi mposhti në finale izraeliten, Gili Cohen, kategoria deri në 52 kilogram.Në përgjithësi, Majlinda shënoi katër fitore dhe të gjitha me ippon.

Pas fitores madhështore, trajneri Driton Kuka, është shprehur tejet i lumtur me performansën e saj, duke bërë një postim në rrjetin e tij social në Facebook:

“E arta e Kombit!
Grand Prix Tel Aviv një finale e çmendur e Majlindes!
I lumtur shumë me performansën e saj #tokyo2020″