75 Mall Live Search
16:05 / E Martë, 22 Qershor 2021 / Blerim

E bëjnë të ditur mediat në Angli, Grealish pritet të startoj kundër Çekisë

Mesfushori i Aston Villas, Jack Grealish pritet që të startoj sonte në Kampionatin Europian në ndeshjen kundër Republikës së Çekisë. 

Anglia luan sonte ndeshjen e fundit në fazën e grupeve të EURO20, shkruan IndeksOnline

Ashtu siç e kanë zbuluar mediat, i shumë kërkuari nga tifozët, Jack pritet të luaj nga minuta e parë në takimin kundër Çekisë, e cila luhet në ‘Wembley’ të Londrës. 

Kujtojmë që Anglia dhe Çekia tashmë kanë siguruar nga një vend në fazën eliminim-direkt në EURO20. 

Sonte, trajneri Gareth Southgate s’mund të llogarisë në dyshen: Ben Chilwell dhe Mason Mount. Që të dy janë vet-izoluar për shkak të kontaktit me Billy Gilmour./IndeksOnline/