15:58 / E Premte, 05 Prill 2019 / indeksADMonline

E bën për vëmendje, Kylie Jenner dhe Jordyn Woods sërish shoqe?

Ka dëshmi se Kylie Jenner dhe Jordyn Woods janë përsëri shoqe edhe pas skandalit të tradhtis midis Jordyn që bëri me ish të dashurin e Khloe Kardashian, Tristan Thompson.

Kylie Jenner dhe Jordyn Woods kanë rikthyer miqësinë madje ka edhe prova për këtë. Që kur dolën lajmet se  Tristan Thompson mashtroi Khloé Kardashian me Jordyn, ka pasur shumë  spekulime rreth miqësisë së Kylie dhe Jordyn, shkruan Cosmoplitan, transmeton indeksonline.


Kylie ishte aq i mërzitur nga tradhëtia e Jordyn,  TMZ kishte raportuar se ato  të dyja nuk po flasin më dhe se Kylie ka hequr dorë plotësisht nga shoqërimi me të.

Por në rrjetet sociale tregohet një histori shumë më ndryshe. Madje jo vetëm që janë Kylie dhe Jordyn ende ndjekin njëra-tjetrën, por kanë filluar ngadalë duke u kthyer miqësinë në Instagram. 

Jordyn ishte e para ajo që ka pëlqyer fotografitë e pushimeve të Kylie-s dhe të dashurit të saj, Travis Scott.

Ndërsa, nëna e Jordyn ka komentuar në fotografinë e vajzës së Kylie, Stormi duke postuar një sërë zemrash.

Por, ka ende më shumë, Kylie Jenner ka ende një fotografi të përbashkët me  Jordyn në kopertinen e ‘Twitter’.

E gjithë kjo histori e skandalit në familjen e famshme thuhet të jetë bërë për të tërhequr vëmendje rreth sezonit të ri të serisë ‘Keeping Up With Kardashian’, por sa qëndrojnë këta zëra pritet të shihet në ditët në vazhdim./Indeksonline/