14:37 / E Mërkurë, 10 Prill 2019 / indeksADMonline

E bën përsëri Ajaxi, tifozët e skuadrës ua prishin gjumin në hotel lojtarëve të Juves

Sot zhvillohet superndeshja e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve në mes të Ajax e Juventus. Në Amsterdam, tifozët e Ajax e kanë bërë përsëri një gjest jo të hijshëm.

Një grup tifozësh holandezë kanë shpërthyer fishekzjarre afër hotelit ku flinin lojtarët e skuadrës italiane.

Raportohet se pas krismës janë ndezur disa drita në dhomat ku flinin futbollistët.

Gjest të njëjt, tifozët e Ajax kishin bërë edhe para ndeshjes me Juventusin, por që kjo skemë nuk iu kishte “dhezur” ngase Ajaxi ishte mposhtur në terrenin vendas./Indeksonline/