75 Mall Live Search
09:19 / E Hënë, 22 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

E bëri Feynordin kampion, Slot merr drejtimin e Tottenhamit?

Trajneri i Feyenoordit, Arne Slot thuhet se ka arritur një marrëveshje për t’u bërë trajner i Tottenham.

Sipas gazetës holandeze De Telegraaf , agjentja Rafaela Pimenta ka qenë në bisedime me Spurs dhe ka treguar se klienti i saj do të dëshironte të transferohej në Londrën Veriore këtë verë.

Nëse dakordohen të dyja palët trajneri i Feyenoord-it, pritet ti kushtoj ekipit të Premierligës rreth 6 milionë funte.

Slot  këtë sezon fitoi titullin e Eredivisie me Feyenoord. /IndeksOnline/