E bëri lëmsh me Kosovën, Zeqirit po i buzëqesh fytyra me Zvicrën!

Emri i Andi Zeqirit ishte top-temë e mediave në Kosovë, pas shumë spekulimeve se ai do t’i bashkohej Kosovës për ndeshjet e tetorit, kjo në fund nuk ndodhi.
Andi Zeqiri në një takim në Zvicër me kryetarin e FFK-së, Agim Ademi i kishte premtuar këtij të fundit se do të luajë për Kosovën, por nuk u realizua ende, shkruan IndeksOnline
Madje babai i futbollistit në një intervistë për mediat vendore tha se Andi Zeqiri tashmë ka bërë kërkesë në FIFA që kombëtarja zvicerane ta liroi atë për të luajtur për Kosovën, por që nuk pranuam një përgjigje pozitive.
Ndërkaq, Andi papritmas na suprizoi të gjithëve, kur u pa në listën e Kombëtares U21 të Zvicrës, por si për t’i mos i lënë përshtypje ajo se çfarë bëri me Kosovën.

Zeqiri para pak çastesh postoi një fotografi në “Instagramin” e tij zyrtar, para ndeshjes me Gjerorgjinë që Kombëtarja U21 e Zvicër e luan me datën 9 tetor me fillim nga ora 18:00. Ku nga fotografia, shihet Andi Zeqiri në humor mjaft të mirë.
