75 Mall Live Search
10:22 / E Enjte, 09 Qershor 2022 / B O

E bindi Mbappen, Macron tani flet për ardhjen e Zidane te PSG!

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka folur për herë të parë për një ardhje hipotetike të Zinedine Zidane në stolin e PSG-së për sezonin e ardhshëm.

Pasi e pranoj publikisht se ka bindur Mbappen për qëndrim te PSG, presidenti ka shprehur publikisht admirimin e tij për ardhjen e Zizus te gjiganti francez.

“Nuk kam folur ende me të. Por kam admirim të madh për të, si lojtar dhe trajner. Ai fitoi tre Champions League me Real Madridin, diçka që ne e dëshirojmë shumë për klubet tona. Unë dua që ai të kthehet, për të promovuar Francën. Roli im është të them se Franca është një komb i madh për sportin dhe futbollin, se ka njerëz të mëdhenj që e duan këtë sport. Është e rëndësishme për ne që të kthehen lojtarët dhe trajnerët më të mirë që kemi” ka thënë Macron./Indeksonline/