12:14 / E Hënë, 14 Dhjetor 2020 / OSH

E bindi vajzën se është basketbollist i famshëm, ia vodhi 10 mijë euro!

Rokas Jokubaitisi është një basketbollist i ri nga Zalgirisi i Lituanisë. Por, emri i tij është keqpërdorur nga një mashtrues. Një person ka hapur profil të rremë në rrjetin e “Tinder”it, duke përdorur emrin e tij.

Duke pretenduar se është basketbollisti lituanez, mashtruesi bindte vajzën se bëhej fjalë për basketbollistin e Zalgirisit. Vajza filloi t’i përcillte ndeshjet në transmetim, por edhe “basketbollistin”.

Mashkulli misterioz i kërkoi një ditë vajzës 10 mijë euro hua. Ajo i besoi dhe i ka dhënë këtë shumë në formë të huas.

Më pas, ai i ka bllokuar të gjitha llogaritë dhe është zhdukur. Policia ka arritur ta arrestonte dje mashtruesin e quajtur Viktor Babayev./Indeksonline/