17:32 / E Martë, 13 Prill 2021 / C E

E bleu shtëpinë 402.000 euro, 58 vjeçarja kërkon të ndryshohet rregulli i shpejtësisë në rrugën afër

Një 58 vjeçare ka blerë një shtëpi të re me vlerë 402.000 euro afër një rruge të shpejtë në Birmingham të Anglisë.

Jackie McCormack dhe burri i saj po ankohen për shpejtësinë e lëvizjes së veturave dhe shqetësimin që po i shkaktojnë.

Rruga afër shtëpisë ka shpejtësi të kufizuar deri në 110 km/h, shkruan Indeksonline.

Ajo ka bërë kërkesë në autoritetet shtetërore që shpejtësia maksimale të kufizohet në 60 km/h.

Zonja McCormack po ankohet se gjatë lëvizjes së veturave shtëpia e saj po dridhë nga shpejtësia e madhe. /IndeksOnline/