75 Mall Live Search
11:00 / E Shtunë, 20 Nëntor 2021 / A. M.

E bllokoi hapësirën e kontejnerëve, kompania e Pastrimit s’arrin t’i mbledhë mbeturinat!

Thyerja e rregullave të  trafikut rrugor po vazhdojnë të jenë të theksuara në kryeqytet.

Një lexues, ka dërguar në adresën e “Indeksonline” disa pamje ku shihet një veturë e parkuar  gabimisht.

Bëhet fjalë për rrugën “Ismal Dumoshi”. Aty shihet se si automjeti ka zënë hapësirën e kontejnerëve.

Kësisoj, ka bërë që kamioni i kompanisë së Pastrimit të mos arrij ta heq mbeturinat e kësaj lagje të Prishtinës.