E bllokoi tërësisht Ibrahimovicin, Rrahmani më i miri në fushë

Napoli e ka fituar derbin kundër Milanit në “San Siro” me rezultatin 1:0, ndeshje kjo që i takoi xhiros së 18-të të Series A.
Amir Rrahmani ishte titullar te skuadra napolitane edhe në duelin ndaj “kuqezinjve”, ku edhe zhvilloi një nga paraqitjet më të mira këtë sezon, duke u vlerësuar kështu me notën më të lartë.
Mbrojtësi i Kosovës u vlerësua me notën 8.1 në këtë ndeshje, nota më e lartë në ndeshje. /IndeksOnline/
