75 Mall Live Search
15:49 / E Martë, 15 Gusht 2023 / LB

E bujshme, Arabët duan të luajnë në Champions League

Ideja e fundit e sheikëve është që një nga ekipet e tyre të marrë pjesë në kompeticionin më të lartë evropian.

Tashmë ka një plan për ta bërë atë. Në javët e ardhshme klubet arabe do të formulojnë një kërkesë shumë specifike drejtuar UEFA-s.

Synimi është që një skuadër arabe të ketë vend në sezonin 2024-2025.

Kjo do t’u mundësonte klubeve të tilla si Al-Ittihad dhe Al-Ahli i Jeddah ose Al-Nassr dhe Al-Hilal të Riadit të fitojnë edhe më shumë prestigj ndërkombëtar, të konkurrojnë kundër klubeve më të mira të kontinentit të vjetër.

Një kërkesë e tillë mund të aprovohet në rast se nuk ka kundërshtim nga përfaqësuesit e ligave të mëdha evropiane./Indeksonline/