75 Mall Live Search
16:24 / E Martë, 25 Gusht 2020 / C E

E bujshme: Manchester United në bisedime me Lionel Messin

E ardhmja e Lionel Messit ende nuk është vendosur përfundimisht edhe pse Ronald Koeman dëshiron që ai të qëndroj te Barcelona.

Pas humbjes nga Bayerni në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, argjentinasi ka shprehur dëshirën që të largohet nga Camp Nou.

Interesimi për të ka ardhur nga shumë skuadra që mund ta përballojnë pagën e tij të lartë, shkruan Indeksonline.

Së fundmi për Leo Messin është interesuar edhe Manchester United.

Djajtë e Kuq janë në bisedime me lojtarin dhe mund të bëjnë një ofertë për gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.

United është një nga skuadrat e rralla që mund të plotësoj kërkesat e Lionel Messit. /IndeksOnline/