20:44 / E Enjte, 15 Gusht 2019 / indeksADMonline

E bukur dhe simpatike, Kida çdo herë unike

Kida vazhdon të mahnis me fizikun e saj dhe veshjen me shije.

Përveç një këngëtare e suksesshme dhe e dashur për publikun, ajo është edhe një femër e kompletuar, shkruan Indeksonline.

Në llogarinë e saj të Instagramit ku ndiqet mbi 1 milion persona, Kida kujdeset që çdo herë të sjell imazhe që zgjojnë kureshtjen dhe pëlqehen shumë.

Edhe në fotosesionin e realizuar së fundi, këngëtarja simpatike erdhi në formë të mirë. E tëra në të bardha, Kida thekson linjat e formësuara dhe dukej tërë shkëlqim.

Ndryshe, ‘Tela’ në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun është projekti i saj i fundit i cili u mirëprit nga adhuruesit e dyshes./Indeksonline/