75 Mall Live Search
18:45 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

E bukur edhe kjo, marinsi kosovar i Ushtrisë Amerikane na uron me shqiponjë

Në këtë ditë historike për Kosovën dhe Forcat e saj të Armatosura, nuk ka si të mungojë edhe një urim nga një marins kosovar i angazhuar në Ushtrinë Amerikane.

Bëhet fjalë për djaloshin nga Gurrakoci i Istogut, Robert Shala.

Me një foto të bukur nga Japonia, aty ku po qëndron aktualisht me mision, Roberti bashkë me ushtarët amerikanë kanë bërë shqiponjën në ditën që Kosova bëri Ushtrinë e saj.

Shala ka thënë për Indeksonline se me mendje ka qenë në Kosovë në këtë ditë historike, por se me trup ndodhet në mision ushtarak në Japoni me Ushtrinë e Amerikës./Indeksonline/