75 Mall Live Search
16:52 / E Diele, 18 Janar 2026 / G T

E bukur kjo! Tri klube të Bundesliga-s interesohen për Mirlind Dakun

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku mund të largohet nga Rubin Kazani gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Siç shkruajnë disa media të huaja, sulmuesi shqiptar tashmë ka disa interesime edhe nga Bundesliga e Gjermanisë, shkruan Indeksonline

Tri klube janë të interesuara për shërbimet e sulmuesit “kuqezi”. Bëhet fjalë për Augsburgun, Mainzin dhe Hamburgun.

28-vjeçari gjatë këtij sezoni në ligë me Rubin Kazanin ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë një asist./Indeksonline/