75 Mall Live Search
17:02 / E Premte, 09 Gusht 2019 / indeksADMonline

E bukura Ildë, Greqisë ia shton hijeshinë

Prej ditësh moderatorja e ëmbël dhe simpatike, Ilda Bejleri ka filluar pushimet.

Prezantuesja ka përzgjedhur Greqinë për të kaluar ditët me temperature të larta që kanë përfshirë Evropën, shkruan Indeksonline.

Në llogarinë e Ildës nuk kishin si të mungonin edhe imazhet gjysmë e zhveshur duke treguar pikat e saj të forta në bikini.

Një të tillë e solli edhe së fundi, e veshur në bikini dhe një kapele marinarësh, Ilda dukej tejet e këndshme dhe atraktive.

“Vajzat e lumtura janë më të bukurat”, shkruan Ilda, e ajo dukej vërtetë bukur./Indeksonline/