08:26 / E Shtunë, 30 Nëntor 2019 / indeksADMonline

E-cigaret, fazë kaluese apo problem konik?

A janë e-cigaret alternativë e shëndetshme e thithjes së nikotinës pa zift dhe pa monoksid karboni apo avuj të hollë të cilët na hyjnë në mushkëri, megjithatë ekzistojnë arsyet për shkak të të cilave duhet të jemi të kujdesshëm? WHO-ja tërheq vërejtjen që akoma nuk është koha t’i përdorni.

Cigaret elektronike nuk janë të parrezikshme!

Studimet shkencore tregojnë se krahasuar me cigaret normale, modeli elektronik është më pak i dëmshëm. Djegia e gjetheve të duhanit, shkakton përveç çlirimit të nikotinës edhe çlirimin e 100 substancave toksike si monoksidi i karbonit, ziftit dhe katranit.

Janë të gjitha këto substanca që së bashku shkaktojnë rritjen e tensionit të gjakut si dhe ndryshimet gjenetike të qelizave të mushkrisë dhe aparatit të frymëmarrjes, që kanë efekte kancerogjene.

Cigaret elektronike nuk paraqesin asnjë nga këto efekte, megjithatë problematika qëndron në faktin se përbërja kryesore mbetet nikotina, që është substancë stimuluese dhe që krijon varësi e ndikon në tensionin e gjakut si dhe në mirëqënien e zemrës dhe trurit.

Shumë cigare elektronike kanë doza nikotine të pakontrolluara, çka mund të përbëj në disa raste probleme shëndetësore për individin si dhe shkakton varësi ndaj nikotinës.

Gjithashtu substancat kimike që përdoren nga cigaret elektronike për të tretur nikotinën dhe katalizuar aksionin e avullimit, janë të pakontrolluara dhe të pa testuara shkencërisht (pra nuk duhet ende dëmet shëndetësore që mund të shkaktojnë).

Megjithatë problem kryesor me cigaret elektronike mbetet fakti se këto cigare nuk të ndihmojnë të heqësh dorë nga duhani. Konsumi i nikotinës krijon varësi ndaj kësaj substance, madje në cigaret elektronike kjo varësi është më e theksuar për shkak të dozës më të lartë të nikotinës së konsumuar.

Cigaret elektronike janë një alternativë më e sigurt se ato normale, por mbeten po aq të dëmshme për shëndetin e zemrës, sistemit nervor dhe tensionit të gjakut.