75 Mall Live Search
09:51 / E Mërkurë, 30 Prill 2025 / G T

E cilësojnë si vjedhje, momenti kur Saka ia mori topin Nuno Mendesit “pa faul”

Skuadra e Paris Saint-Germain mbrëmë fitoi në “Emirates” me shifrat minimale 0:1 ndaj Arsenalit në gjysmëfinalen e parë të UEFA Champions League.

Në pjesën e parë, skuadra vendëse pati një shans të mirë për ta barazuar rezultatin, shkruan Indeksonline

Bukayo Saka ia mori topin mbrojtësit portugez, Nuno Mendesit, por për gjyqtarin anësor ishte faul.

Megjithatë pamjet tregojnë se sulmuesi anglez nuk e preku fare mbrojtësin e PSG-së. Ai u rrëzua vetë.

Ky do ishte rast i mirë për Arsenalin dhe ndoshta do ta barazonte rezultatin. Kujtojmë se ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme në “Parkun e Princave”./Indeksonline./