22:17 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

E çmendur Premierliga, i krisur Arsenali, për 8 minuta shënohen 4 gola

Në Premierligën Angleze po zhvillohet një ndeshje krejtësisht e çmendur. Dy skuadrat me futbollin më të bukur në ishull po bëjnë spektakël në Londër.

Rekord i jashtëzakonshëm ishte fillimi i pjesës së dytë.

Për 8 minuta janë shënuar katër gola në këtë ndeshje. Salah shënoi në minutën e 52 për 0-2, por Arsenali e bëri çmendurinë duke shënuar 3 herë brenda pesë minutave./Indeksonline.