19:20 / E Enjte, 05 Tetor 2023 / Gj. Sh

E çuan për të pastruar dhëmbët, vdes tre-vjeçari në Tiranë

Një 3 vjeçar ka vdekur tre ditë pasi mori mjekim nga një dentist në klinikën e tij private në Tiranë.

Ku gjyshi i 3 vjeçarit ka dhënë një deklaratë ekskluzive për Top Channel, ku tregon se e çuan tek dentisti vetëm për të pastruar dhëmbët, por pas konsultës, mjeku dhe vajza e tij i sugjeruan operacion dhe prindërit e tij pranuan.

Ku sipas deklaratës së Gjyshit pasi i bënë një anestezi totale, djali qëndroi 9 orë në operacion.

“E çuam për të pastruar dhëmbët”.

”Bëmë konsulte me mjekun dhe vajzën e tij, ku na sugjeruan operacionin dhe ne pranuam. Djalit i bënë anestezi totale dhe futën në operacion, ku qëndroi 9 orë”.

”Mjeku na tha se gjithqka shkoi mirë. Na i dha në gjendje gjumi dhe na tha se do zgjohet pas gjysmë orë. Shkuam në shtëpi dhe pas 1 orë fëmijës i hipi temperatura dhe u zverdh”.

”Mjeku nuk hapi telefonin më.E çuam te Pediatria ku direkt e futen në intubim dhe i çanë mëlçinë sepse i kishte dalë jashtë funksionit. Pas 3 ditësh vdiq.Shteti të marrë në dorë situatën”.

”Të vendos drejtësi sepse në të kundërt do e marrim ne hakun e djalit”, shprehet gjyshi i 3-vjeçarit”.