E çuditshme: Ajax e këshillon Arsenalin që ta blejnë lojtarin e tyre
Gjigandi holandezë, Ajax e ka këshilluar Arsenalin të zëvendësojë Mesut Ozilin me lojtarin e tyre Hakim Ziyech, transmeton Indeksonline.
Në një intervistë që ishte një nga drejtuesit e Ajax, Marc Overmars tha: “Unë besoj se Hakim Ziyech është më i mirë se Mesut Özil. Unë do të këshilloja Arsenalin për të shitur Özil dhe për të blerë Ziyech për gjysmën e parave, por ata nuk më dëgjonin. Tani ka një shans të mirë që Hakim të qëndrojë në Ajax për një tjetër sezon. ”
Ai ka një klauzolë prej rreth 25 milionë euro dhe të gjithë i ka impresionuar, me paraqitjet e tij për klubin e Amsterdamit sezonin e kaluar, duke u shfaqur në 29 ndeshje. Ai shënoi 16 herë dhe asistoi 12 herë./Indeksonline/.