20:18 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

E çuditshme! Bie dëborë e verdhë si tiramisu!

Disa qytete në veri-perëndim të Kinës janë mbuluar me dëborë të verdhë, një pamje e rrallë e shkaktuar nga moti i ftohtë dhe stuhitë e rërës në rajon.

Videot e filmuara nga banorët në rajonin e Xinjiang tregojnë borën e bardhë e mbuluar nga një shtresë rëre dhe pluhuri, një fenomen i pazakontë që disa e krahasuan me ëmbëlsirën tiramisu.

Dëborë prej 10 deri në 20 cm janë raportuar në kryeqytetin e rajonit, Urumqi dhe në qytetet Shihezi dhe Changji të shtunën.

Që nga e premtja e kaluar, shumë vende në Xinjiang janë goditur nga erëra të forta.

“Kishte gjithashtu një stuhi rëre në zonën e Karamay“, raportoi agjencia e lajmeve Xinhua duke cituar He Qing, drejtor i Administratës Meteorologjike të Xinjiang.

“Erërat e forta sollën rërën poshtë në jug, duke hyrë në qytete duke përfshirë Urumqi dhe Changji. Për shkak të temperaturave të ulëta, pluhuri ra bashkë me borën”, shtoi ai.

.

 

Temat: