75 Mall Live Search
20:40 / E Diele, 10 Mars 2019 / indeksADMonline

E çuditshme, brenda një vit macja nga e zezë bëhet e bardhë

Kur keni një kafshë për një kohë të gjatë, ju mësoheni se mënyrën se si ata duken, dhe shumë lehtë mund të dalloni atë nga kafshët e tjera. Mirëpo imagjinoni sikurse një ditë macja apo qeni juaj papritur të ndryshoj.

Nicole Bohm, nga Gjermania, ka adaptuar dy kotele në 2016, dhe gjithçka ishte në rregull derisa ajo vërejti dicka të quditshme lidhur me njërën prëj tyre.

Elli, e cila ishte një macë e zezë me të bardhë, filloi të bëhej e bardhë para syve të pronares së saj.

Historia e pazakontë e ndryshimit të ngjyrave të Ellit filloi kur një ditë pronarja e saj vuri re disa shenja të bardha në leshin e saj që dikur kshte ngjyrë të zezë.

Nicole e mori Ellin dhe e dërgoi për një kontroll tek veterinari, ku edhe u diagnostifikua te vetja ku u me “vitiligo”, një gjendje e rrallë e lëkurës dhe e flokëve që shkakton humbjen e pigmentimit.

Në disa raste vitiligo mund të shoqërohet me çështje të tjera mjekësore, por për fat të mirë Elli ishte i shëndetshëm ndryshe.

Lëkura e Ellit u transformua aq shumë sa që vetëm një vit më pas ajo u bë një mace e bardhë me disa shenja të zeza mbi fytyrën dhe trupin e saj.

“Ajo ende po ndryshon çdo ditë dhe e dua gjithnjë e më shumë. Personaliteti i saj është i njëjtë si gjithmonë”, tha Nicole. /Indeksonline/