E çuditshme, dridhjet kaplojnë Angela Merkel për të dytën herë brenda muajit
Kancelarja gjermane, Anglea Merkel është parë teksa dridhej për të dytën herë brenda këtij muaji.
Kësisoj Merkel ka shtuar frikën për gjendjen e shëndetit të saj.
Një video e publikuar sot në internet tregon qartazi se si Angela Merkel dridhet teksa bashkë me Presidentin Frank-Water Steinmeier zhvillojnë një konferencë për media pas takimit që patën.
Pavarësisht kësaj, zëdhënësi i Merkel ka deklaruar se ajo është mirë, transmeton Indeksonline.

Një ndihmës vrapon shpejtë për t’i sjellë asaj një gotë me ujë, të cilën ajo nuk e pranon edhe pse sugjerohej se ndoshta ajo po vuan nga dehidrimi që pretendoi se shkaktoi të dridhurat dy javë më parë.
Merkel tenton të ndalojë të dridhurat duke i palosur krahët, por që pavarësisht kësaj vërehet dukshëm gjendja e saj./Indeksonline/


