14:17 / E Shtunë, 27 Janar 2018 / indeksADMonline

E çuditshme, gruaja bënë “joga” në aeroplan gjatë fluturimit (Foto)

Ndonjëherë gjatë fluturimit keni nevojë që të lëvizni këmbët sepse muskujt tuaj fillojnë të dhëmbin, sidomos pas shumë orësh fluturimi.

Por përderisa të tjerët lëvizin paksa një grua ka vendosur që të shkojë në një nivel tjetër, transmeton Indeksonline.

Ajo ka filluar që të bëjë joga në aeroplan pa pikë bezdie që të tjerët janë fare pranë saj.

Një gjë e tillë edhe është xhiruar nga pasagjerët e tjerë të cilët kanë filluar të qeshnin me zonjën, e cila fatmirësisht kishte vetëm një sesion të shkurtë jogeje./Indeksonline/