E çuditshme – klubi gjerman e shkarkon trajnerin edhe pse është afër kualifikimit në Evropa Ligë

Të luash në garat evropiane është privilegj i madh për shumë skuadra dhe një arritje e trajnerëve që vlerësohet nga bordet e shumë klubeve.
Skuadra e Hoffenheimit edhe pse është shumë afër që të arrijë garat evropiane këtë sezon, ka shkarkuar trajnerin e saj, Alfred Schreuder, transmeton Indeksonline.
Klubi gjerman e bëri të ditur këtë në rrjetet sociale, duke thënë se klubi arriti marrëveshje me 47- vjeçarin që t’i jepet fund bashkëpunimit.
Skuadra e Hoffenheim është 2 pikë larg pozitës së 6-të, që dërgon në Evropa Ligë./Indeksonline/