E çuditshme/ Kourtney zbulon se ajo dhe Travisi mbajnë një shishe me gjakun e njëri-tjetrit

Kourtney Kardashiani ka folur për një dhuratë që kishte për bashkëshortin Travis Barker.
Reality show- i i suksesshëm i Kardashian’s është rikthyer për sezonin e pestë dhe vetëm në episodin e parë pamë Kimin të fliste për atë moment viral me Anna Wintourin, transmeton Indeksonline.
Teksa në një moment shihet se Kourtney e pranon: “Nuk e kam bërë kurrë këtë më parë derisa e bëra dhuratë për burrin tim. Të gjesh kohë për të krijuar vërtet diçka që tregon një histori, mendoj se është vërtet e veçantë.”
Ndërsa Khloé kalon nga tavolina, Kourtney thotë: “A e pe shishën e gjakut tim atje?”
Kur Khloé pyet nëse ishte një shishe “e vërtetë” me gjak, Kourtney përgjigjet me një buzëqeshje: “Po”.
Më pas ajo vë në dyshim se cila është “pika” në shishën e gjakut, me motrën më të madhe duke shpjeguar prerë: “Thjesht për të pasur gjakun e njëri-tjetrit”.
Në një rrëfim, Khloé shfaqet paksa e befasuar, por pranon se të gjithë janë “të ndryshëm”./Indeksonline/
